Kryeqytetasit në shok pasi marrin faturat e Termokosit, 300 euro për banesën 50 metra katrorë

Kryeqytetasit në shok pasi marrin faturat e Termokosit, 300 euro për banesën 50 metra katrorë

Qindra euro kanë qenë faturat për ngrohje për disa qytetarë të Prishtinës gjatë muajve tetor dhe nëntor. Kjo ndodhi pas ndryshimit të mënyrës së faturimit këtë vit nga ndërmarrja publike Termokos. Disa nga ankuesit dyshojnë se matja e konsumit nuk është bërë siç duhetshkruan Radio Evropa e Lirë.

Me t’u kthyer nga puna, në një pasdite, në javët e para të dhjetorit, Mehreme Hykolli u përball me një grumbull fqinjësh, të cilët qëndronin të shqetësuar në hyrjen e ndërtesës ku banojnë.

“Banorët ishin të shqetësuar, me fatura të Termokos-it në dorë. Shumica ishin mbi 200 euro”, tregon Hykolli.

Banorja e lagjes Bregu i Diellit thotë se atë ditë u trondit kur pa faturën e saj të ngrohjes për 30 ditë të nëntorit, në shumë prej 300 eurosh.

Hykolli jeton vetëm, në një banesë prej rreth 50 metrash katrorë. Ajo thotë se viteve të kaluara kishte pranuar fatura prej 35 deri në 37 euro në muaj nga ngrohtorja e qytetit.

“Nuk e duroj nxehtësinë e madhe. Në dhomën e gjumit nuk i ndez radiatorët. I ndez vetëm në sallon, kuzhinë dhe banjë. Unë punoj, deri në orën 4 nuk jam [në banesë]”, thotë Hykolli, e cila nuk e kupton se si iu faturua ky shpenzim.

Fatura e ngrohjes e Mehreme Hykollit për muajin nëntor.

Shpërndaje në: