Kryeprokurori i Ferizajt tregon si i zbuluan 11 kilogram marihuanë në Bërnicë të Prishtinës

Kryeprokurori i Ferizajt tregon si i zbuluan 11 kilogram marihuanë në Bërnicë të Prishtinës

Ditë më parë në Bërnicë të Prishtinës janë sekuestruar 11 kilogramë substanca narkotike, e llojit marihuanë.

Sekuestrimi i 11 kilogramë marihuanë ka ardhur si vazhdim i punës që lidhet me një rast të mëparshëm, ku dy persona të dyshuar ishin arrestuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë në Ferizaj.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari në një intervistë për Telegrafi.com ka bërë të ditur se si kanë ardhur deri te zbulimi i këtij rasti.

“…Në bazë të një kërkesë të prokurorit është bërë bastisje në fshatin Bërnicë të Prishtinës pasi ndonjëherë ne dalim edhe jashtë regjionit të Ferizajt. Kemi arrestuar një person të cilit gjatë bastisjes i kemi sekuestruar 11 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Ky rast ka rrjedh gjatë hetimeve të cilat i kemi pasur disa persona në regjionin e Ferizajt dhe ata janë arrestuar dhe gjatë hetimeve ka rezultuar me sekuestrimin e substancës narkotike”, tha Jashari.

Shpërndaje në: