Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Duhet pritur për “superbashkimin”

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Duhet pritur për “superbashkimin”

Ndonëse për bashkimin e madh të shqiptarëve duhet pritur ende, të qenit të gjithë shqiptarët bashkë në mbledhje të tilla, nuk i bëjnë askujt dëm.

Kështu ka thënë në një fjalë të posaçme kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë mbledhjes së dy Kuvendeve, atij shqiptar dhe atij kosovar, duke iu referuar një “superbashkimi” të shqiptarëve edhe në aspektin kufitar.

“Për të realizuar ‘superbashkimin’ duhet me prit. Por kur s’ke pulën, duhet të hash shpend tjetër thotë populli. Por edhe ai shpend tjetër, duket se është shumë i shijshëm”, theksoi Spiropali gjatë fjalës së saj përshëndetëse.

Ajo vijoi duke thënë se faktori shqiptar në rajon sot është më i fortë dhe se duhet punuar për më tepër bashkëpunim dhe avancim drejt një agjende të integrimit evropian të përbashkët.

Shpërndaje në: