Kryeministri sllovak lirohet nga spitali
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është vendosur në kujdes shtëpiak nga një spital në qytetin Banska Bystrica, ku ai po e merrte veten nga vrasja në tentativë, njoftoi të premten spitali.
Një sulmues e qëlloi Ficon me katër plumba nga afërsia, kur kryeministri po përshëndetej me disa përkrahës gjatë një takimi qeveritar në qytezën Handlova më 15 maj, raporton agjencia “Reuters”.
Sulmi e kishte lënë politikanin 59-vjeçar në gjendje serioze dhe u ishte nënshtruar dy operacioneve – njëri kishte zgjatur pesë orë.
Sulmuesi, i identifikuar si Juraj C., 71 vjeç, u kap në vendin e ngjarjes menjëherë dhe është ngarkuar me akuzën për vrasje të paramenduar në tentativë.
Incidenti e ka vënë në pah polarizimin e thellë të politikës në shtetin e Evropës Qendrore me 5,4 milionë banorë.
Kjo ishte vrasja e parë në tentativë ndaj një udhëheqësi politik evropian në më shumë se 20 vjet.