Kryeministri Orban i frikësohet Gjermanisë: Anulon pjesëmarrjen në ndeshjen Gjermani-Hungari

Kryeministri Orban i frikësohet Gjermanisë: Anulon pjesëmarrjen në ndeshjen Gjermani-Hungari

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka anuluar vizitën e tij në ndeshjen Gjermani- Hungari që pritet të fillojë pas pak.

Më herët Gjermania me 13 shtete tjera anëtare të BE-së kanë denoncuar një ligj të Hungarisë që ndalon portretimin e homoseksualitetit te të miturit.

Trupi qeverisës i futbollit të Evropës është kritikuar që nuk ka lejuar Mynihun të përdorte ngjyrat e ylberit në stadium, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

UEFA deklaroi se iu desh të refuzonte kërkesën marrë parasysh kontekstin politik në Hungari.

Agjencia e lajmeve DPA deklaroi që z. Obran kishte anuluar vizitën e tij në Mynih dhe tash do të shkonte në Bruksel ku fillon samiti i liderëve të BE-së.

Shpërndaje në: