“Kryeministri më hajvan” – Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga Andin Lokaj, inicion procedurë disiplinore

“Kryeministri më hajvan” – Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga Andin Lokaj, inicion procedurë disiplinore

ArtMotion ka reaguar në rrjetin sociale Facebook për gjuhën që ka përdorur komentatori Andin Lokajj gjatë “Derbit të Italisë” Juventus – Inter

Në fillim të këtij reagimi, ArtMotion ka kërkuar falje, derisa ka treguar se do të ndërmarrë “masadisiplinore” ndaj Lokajt.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e ArtMotion:

ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter.

ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1.

Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale.

ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes.

ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.

ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen.

Shpërndaje në: