Kryeministri kanadez: Kanadaja do të vazhdojë të jetë në luftë tregtare me SHBA-në

Kryeministri kanadez: Kanadaja do të vazhdojë të jetë në luftë tregtare me SHBA-në

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka deklaruar të enjten se Kanadaja do të vazhdojë të jetë në luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të ardhmen e afërt, një ditë pas bisedës telefonike që e pati me presidentin amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Trudeau ka thënë se Kanadaja do të vazhdojë të komunikojë me zyrtarët e lartë të administratës Trump në lidhje me tarifat, duke ripërsëritur se qëllimi i tij është heqja e tyre.

“Unë mund të konfirmoj se ne do të vazhdojmë të jemi në luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ardhmen e afërt”, ka thënë ai.

Kanadaja ishte kundërpërgjigjur menjëherë ndaj tarifave amerikane, duke vendosur tarifa të menjëhershme prej 25 për qind për importet amerikane me vlerë 30 miliardë dollarë.

Trudeau ka shtuar se masat ekonomike nuk do të hiqen derisa administrata Trump t’u japë fund përplasjeve tregtare.

Shpërndaje në: