Kryeministri i Sllovakisë ndodhet në rrezik për jetën, u plagos në bark dhe krah

Kryeministri i Sllovakisë ndodhet në rrezik për jetën, u plagos në bark dhe krah

Sipas raportimeve, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratislava, sipas stacionit televiziv të lajmeve TA3, raporton SkyNews.

Një i dyshuar është arrestuar për rastin dhe se Fico ndodhet në spital për trajtim.

Sipas të dhënave të fundit nga mediat sllovake, thuhet se kryeministri Fico është qëlluar në bark dhe krah dhe është në rrezik për jetë.

Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico kishte ardhur për t’u takuar me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në: