Kryeministri i Danimarkës luan Counter-Strike me ata që i fitojnë milionat nga video-loja
Kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka thënë se 96% e djemve danezë luajnë video-lojëra të paktën dy herë në javë. Dhe tash, edhe Rasmusseni mund ta konsiderojë veten një lojtar, po ashtu.
Kryeministri vizitoi bazën e Counter-Strike në Danimarkë dhe i luajti disa lojë me profesionistë. Kjo ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës që të mbështes industrinë e sportit dhe të thyej stereotipet mbi atë se çka do të thotë të jesh lojtar videolojërash në Danimarkë, raporton Periskopi.
“Ata mbyllen në bodrum dhe në dhomat e tyre dhe prindërit mendojnë, “Çka po bëjnë ata?” [Prindërit] mund të shohin Astralisin dhe të kuptojnë që të luash videolojëra nënkupton të takosh njerëz edhe në jetën reale. Ka të bëj edhe me aktivitetin fizik,” tha Rasmusseni.
Astralisi është aktualisht një nga ekipet më të mira në Counter-Strike. Ata kanë fituar dy gara të mëdha, dhe i kanë fituar 675 mijë Dollarë veç për një vit. /Periskopi