Kryeministri Albin Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale për rastin e rezervave shtetërore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale.
Sipas burimeve të Periskopit, ftesa e tij nga Prokuroria është për rastin e rezervave shtetërore.
Lajmin për ftesën e tij e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Qeveria e Kosovës e pa këtë si ndërhyrje në proces zgjedhor nga sistemi i drejtësisë./Periskopi