Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën

Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me zyrtarë tjerë ukrainas.

“Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, tha Hasani.

Në një postim në X, ai shtoi se Shqipëria “qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes europiane”.

Shpërndaje në: