Kroosi konfirmon se ende s’ka vendosur për të ardhmen
Toni Kroos ka konfirmuar se ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen, pasi kontrata me Real Madridin i skadon në qershor.
Kroos, mes tjerash theksoi se do t’i duhet të vendos edhe për kthimin në kombëtaren e Gjermanisë, që të shijojë edhe njëherë Kampionatin Evropian që mbahet gjatë kësaj vere, njofton Klankosova.tv.
“Jam duke menduar, nuk kam marrë asnjë vendim, por jam i lumtur që shumë duan që unë të vazhdojë”, u shpreh Kroos.
“Së shpejti më duhet të vendos edhe nëse do të rikthehem në ekipin e Gjermanisë për Euro, nuk e di ende”.
“Do të vendosi në momentin e duhur, por planet e mia kanë qenë gjithmonë që të pensionohem në nivel të lartë, në një moment pozitiv”, ka thënë mesfushori Toni Kroos.