Kroos zbulon çka i tha Cristiano Ronaldos pas ndeshjes Portugali-Gjermani

Kroos zbulon çka i tha Cristiano Ronaldos pas ndeshjes Portugali-Gjermani

Ylli i Real Madridit, Toni Kroos ka zbuluar çka i tha Cristiano Ronaldos pas ndeshjes Portugali-Gjermani, të shtunën, derisa një postim nga Real Madridi në Tëitter nxiti spekulimet për rikthimin e portugezit.

Kontrata e CR7 me Juventusin skadon më 2022, por e ardhmja e pesë herë ‘Topit të Artë’ në Torino është në dyshim, teksa ai pritet të vendos për hapin e ardhshëm pas Kampionatit Evropian, transmeton Periskopi.

36-vjeçari ka shënuar tre gola në dy paraqitje në Euro 2020 deri tash, derisa i fundit erdhi në humbjen 4-2 të Portugalisë kundër Gjermanisë, të shtunën.

Në fund të ndeshjes, Ronaldo kaloi pak kohë duke folur me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Toni Kroos, gjë që tërhoqi vëmendjen e audiencës.

Ishte vetë mesfushori i Real Madridit ai që zbuloi për çka folën me ishin e Man Unitedit.

”Kam luajtur me Ronaldon për katër sezone. Dhe nuk po e ekzagjëroj kur them se kam pasur suksesin më të madh me të dhe falë tij,” tha 31-vjeçari për ‘Einfach mal Luppen’.

”Ne ishim fqinj në zhveshtore përgjatë kësaj periudhe dhe unë isha i lumtur që e pashë. Nuk e kishim parë njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, Reali nuk ka luajtur kundër Juves.

”Folëm shkurt për ndeshjen dhe ndeshjet e ardhshme. I urova fat, shpresoj që ata të kualifikohen në fazën tjetër, si ne.

”Gjithashtu, e pyeta si është përshtatur në Itali pasi ka qenë atje për tre vite.”

Ronaldo iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018 për 112 milionë euro. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: