Kroos tregon se si reaguan lojtarët e Real Madrid pasi Barcelona u mposht 8:2 nga Bayerni

Kroos tregon se si reaguan lojtarët e Real Madrid pasi Barcelona u mposht 8:2 nga Bayerni

Fitorja 8:2 e Bayern Munich kundër Barcelonës është një nga ato që do të shënohet në histori të futbollit.

Katalanët demoloheshin në përballjen me Bayern Munichun e Hansi Flick, duke u bërë temë e mirë për shakatë në internet.

Por, tallje me këtë dështim të Barcelonës duket se ka pasur edhe nga lojtarët e Real Madrid, rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.

Toni Kroos ka lënë të kuptohet se lojtarët e Real Madrid janë argëtuar shumë me këtë sukses të Bayernit, por nuk ka dhënë detaje.

“Nuk mund të flas shumë, por mund të imagjinoni se nuk kishte mëshirë”, ka thënë Kroos, transmeton Periskopi.

“Kishte një lloj kënaqësie tek ne”, shtoi gjermani.

Bayern Munich atë sezon fitonte Ligën e Kampionëve, duke mposhtur kundërshtarët një pas një. /Periskopi/

Shpërndaje në: