Kroos pensionohet si mbret i Evropës
Real Madridi e ka fituar për herë të 15-të Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan 2:0 në finale ndaj Borussia Dortmundit me golat e Carvajal dhe Vinicis Junior në pjesën e dytë.
E kjo ndeshje dhe kjo fitore u bë edhe më speciale për Toni Kroos.
Mesfushori gjerman i dha fund kështu karrierës me trofeun e garës më prestigjioze evropiane për klube.
A e fitoi për herë të gjashtë Ligën e Kampionëve.