Kroos pasi u infektua me Covid-19: Po ndihem vërtetë i dobët

Kroos pasi u infektua me Covid-19: Po ndihem vërtetë i dobët

Toni Kroos do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian këtë vit, të paktën është përfshirë në listë.

Kjo nuk ishte ndonjë befasi por që mesfushori duhet ta rigjejë formën e tij pasi ai së fundi doli pozitiv me COVID-19 dhe kjo duket se ka ndikuar shumë në fizikun e tij.

Kros ka deklaruar se ai po ndihet shumë më i dobët pas kësaj përvoje jo të mirë.

“Po ndihem vërtetë i dobët, Është një ndjenjë jo e mirë, por do të jem gati. Tani po ndihem pak më mirë, ethet kanë rënë pak. Pavarësisht nga të gjitha masat paraprake që marrim, transmetimi vie nga personat brenda shtëpisë”, tha në fund Kroos.

Shpërndaje në: