Kroos: Nuk do të bëja kurrë atë që bëri Modric
Toni Kroos tronditi botën e futbollit në muajin maj duke njoftuar se do të tërhiqet pas Euro 2024, sepse sezonin e kaluar gjermani ishte një nga lojtarët kyç në sezonin e Real Madridit ku fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, me paraqitje të shkëlqyera.
Gjermani luajti sikur të ishte dhjetë vjet më i ri dhe ka aftësinë, fuqinë dhe cilësinë për të jetuar në fushë deri në vitet e Luka Modric (39 vjeç). Mirëpo, siç tha në njoftimin për përfundimin e karrierës, gjithmonë ka dashur të largohet sa ishte në kulm të karrierës.
Legjenda e Bayern Munichut, Gjermanisë dhe Realit, fitoi tre kampionate dhe kupa gjermane dhe një Champions League me Bavarezët, një titull bote me Gjermaninë, ndërsa te Reali fitoi katër La Liga dhe katër Liga të Kampionëve.
Megjithatë, Kroos ka shpjeguar së fundmi dallimet e tij me Modricin, i cili përkundër se është katër vjet më i vjetër, vendosi të vazhdojë me futbollin.
“Unë dhe Luka kemi mendime të ndryshme se si ta përfundoj karrierën time. Gjithmonë kam dashur të largohem në kulm, me trupin tim në gjendje të shkëlqyer. Ky është kusht sepse shpresoj të jetoj gjatë pas daljes në pension”.
“Luka dëshiron të luajë deri në fund. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Përveç kësaj, Modric ka pranuar një rol të ri, në të cilin luan më pak. Kjo nuk do të ishte në vendimet e mia, por ai e sheh ndryshe, secili ka mënyrën e vet”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/