Kroos: Nuk befasohem nëse Mbappe vjen te Real Madridi

Kroos: Nuk befasohem nëse Mbappe vjen te Real Madridi

Toni Kroos ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe te skuadra e Real Madrid.

Qysh kur kalimi i Lionel Messi te PSG duket punë e kryer, zërat për largimin e Mbappe kanë filluar të rriten.

Sigurisht, skuadra që lidhet qysh moti me Mbappe është ajo e Real Madrid. Ylli i kësaj skuadre, Toni Kroos, ka dhënë disa komente për francezin, duke u shprehur se nuk do të befasohej nëse sulmuesi i bashkohet Realit.

“Preferoj të flas për lojtarët që kemi siguruar, por meqë Real Madrid duan të jenë gjithmonë më të mirët, nuk çuditem nëse Kylian vjen këtu”, ka thënë Kroos, transmeton Periskopi.

Kylian Mbappe thuhet se dëshiron të jetë pjesë e një skuadre ku gjithçka ndërtohet rreth tij dhe është lider i projektit.

Përfshirja e Messit te PSG si dhe prezenca e Neymar aty, vështirëson një gjë të tillë për Mbappe. /Periskopi/

Shpërndaje në: