Kroos në mesin e të dëshpëruarve nga Topi i shtatë i Artë i Messit: Absolutisht i pamerituar
Toni Kroos iu është bashkuar thirrjeve e ankesave dëshpëruese të atyre që nuk e përkrahën Lionel Messin.
Messi ka bërë historinë mbrëmë, duke fituar Topin e shtatë të Artë. Pas këtij triumfi, shumë kritika janë nisur drejt France Football.
Pas Iker Casillas, Francesco Totti dhe ‘ekspertë të çështjes’, tani edhe Toni Kroos është bashkuar në lotët e dëshpërimit.
“Absolutisht e pamerituar”, ka thënë Toni Kroos, përcjell Periskopi. “Nuk ka dyshim se Messi, me Cristianon, kanë qenë lojtarët e dekadës së fundit, por këtë vit duhet të ishin të tjerë para tij”, ka shtuar gjermani.
Në anën tjetër, vet Robert Lewandowski e ka përgëzuar Leon për arritjen e jashtëzakonshme të tij në karrierën prej futbollisti. /Periskopi/