“Kroatët pushtojnë Vjenën”, numër i madh i tifozëve për takimin Austri-Kroaci
Kombëtarja kroate e futbollit ka një shans për t’u kualifikuar në finalet e Ligës së Kombeve.
Fitorja ndaj Austrisë në raundin e fundit sigurisht që e dërgon atë në Final Four. Ndërsa kroatët vazhdojnë të fitojnë, interesi për Ligën e Kombeve po rritet.
Kroacia luan kundër Austrisë në stadiumin legjendar “Ernst Happel”, ku nuk ka luajtur që nga Euro 2008 dhe në tribunat e saj pritet të jenë rreth 20,000 kroatë.
Sektori zyrtar për tifozët kroatë ka 2700 vende, por do ketë shumë kroatë në të gjitha tribunat.
Shumë persona nga Kroacia jetojnë në Austri dhe Gjermaninë dhe Zvicrën fqinje, ndaj do të udhëtojnë, raportojnë mediat kroate.
Ndeshja luhet nga ora 20:45.