Kroatët bojkotojnë dyqanet për shkak të rritjes së çmimeve

Kroatët bojkotojnë dyqanet për shkak të rritjes së çmimeve

Në Kroaci është bërë thirrje për bojkotimin e dyqaneve, rrjeteve të shitjes me pakicë dhe pompave të benzinës për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Nisma për bojkot ka filluar nga një grup në Facebook që më pas është mbështetur nga kompanitë për mbrojtjen e konsumatorit, sindikatat, partitë politike e madje nga ministri i Ekonomisë.

“Më 24 janar, ka bojkot në Kroaci kundër çmimeve të larta. U kërkohet njerëzve të mos blejnë asgjë atë ditë, asgjë. Siguroni veten për atë ditë sikur të ishte e diel”, thuhet në mesazhin e thirrjes për bojkot.

Media kroate “Index” mëngjesin e së premtes ka publikuar pamje nga disa lokale, dyqane e furra të bukës në Zagreb, e që shihen thuajse bosh nga njerëzit.

Shpërndaje në: