Kroacisë i duhet fitorja, Belgjika e Holanda sfidohen për vendin e parë

Kroacisë i duhet fitorja, Belgjika e Holanda sfidohen për vendin e parë

Katër ndeshje tejet interesante do të jenë sonte në program nga ora 20:45 në Ligën e Kombeve.

Grupet A1 dhe A4 do t’i zhvillojnë ndeshjet e fundit sonte, ku do të mësohen ekipet që kualifikohen tutje dhe ekipet që bien në Ligën B,

Në grupin A1, Austria e pret Kroacinë, kurse Danimarka Francën.

Kroacia do të kualifikohet në fazën tjetër nëse fitojnë, ose Danimarka humbet.

Në anën tjetër, Franca e ka patur një kampanjë për t’u harruar në Ligën e Kombeve.

Madje, kampioni i botës mund të bie në Ligën B nëse nuk fitojnë ndaj Danimarkës dhe në anën tjetër Austria fiton ndaj Kroacisë.

Në grupin A4, Holanda e pret Belgjikën, kurse Uellsi Poloninë.

Holanda do të kualifikohet tutje nëse e shmang humbjen nga Belgjika me tre ose më shumë gola diferencë.

Ndërkohë Polonia do të mjaftohej me një barazim ndaj Uellsit, për të mbetur në Ligën A.

Uellsi duhet të fitojë ndaj Polonisë, për t’i ikur rënies në një ligë më poshtë.

Shpërndaje në: