Kroacia mund Austrinë
Kroacia ka shënuar fitore të lehtë përballë Austrisë.
Kombëtarja kroate ka marrë një fitore 1:3 në udhëtim kundër kombëtares së Austrisë.
Kroacia zhbllokoi sfidën qysh në minutën e 6’, kur Luka Modric dërgoi topin në rrjetë. Tre minuta më vonë, Austria barazoi me anë të Baumgartner.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan me Livaja në minutën e 69’ dhe Dejan Lovren në minutën e 72’, për të vulosur rezultatin final 1:3.
Me këtë fitore, Kroacia mban pozitën e parë në grupin 1, duke lënë prapa Danimarkën, Francën. Austria radhitët në pozitën e fundit.