Kroacia fiton kundër Portugalisë në testin e fundit para EURO 2024
Kroacia ka arritur të shënojë fitore 1:2 ndaj Portugalisë në miqësoren e zhvilluar sot.
Ky ishte testi i fundit për të dyja kombëtaret, para fillimit të Kampionatit Evropian që nis më 14 qershor.
Kroatët kaluan në epërsi në minutën e tetë, kur Luka Modric u tregua i saktë nga penalltia.
Në mintuën e 48-të, Diogo Jota barazoi shifrat me gol pas asistimit të Nelson Semedos.
Megjithatë, Ante Budimir shënoi për ta rikthyer epërsinë e kroatëve, gol ky që i siguroi fitoren.
Këisoj, Kroacia hyn në Evropian me këtë fitore, teksa në grupe do të ketë punë me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.