KRM “Pastrimi” i reagon Përparim Ramës: Po merrni vendime që çojnë në falimentimin e kompanisë publike

KRM “Pastrimi” i reagon Përparim Ramës: Po merrni vendime që çojnë në falimentimin e kompanisë publike

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica ka reaguar ndaj komunës së Prishtinës për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro. 

Reçica përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se kryetari Përparim Rama po merr hapa që çojnë drejt falimentimit të kompanisë publike “Pastrimi”.

“Me publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro Komuna e Prishtinës po bën një hap të qartë drejt margjinalizimit të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi,” duke rrezikuar drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e saj. Kjo ndërmarrje, me 900 punëtorë në nivel rajonal, prej të cilëve 300 në Prishtinë, është një shtyllë e rëndësishme e shërbimeve publike për qytetarët. Me këtë veprim po tentohet të shpenzohen 16.5 milionë euro vetëm në shërbim me 0 investime kapitale, çka nënkuptohet që Kryeqyteti pas skadimit të kontratës do të kthehej në pikën zero sa i përket trajtimit të mbeturinave”, ka shkruar mes tjerash Reçica.

 

Postimi i plotë:

Përparim Rama dhe Bekim Brestovci marrin hapa që çojnë drejt falimentimit të kompanisë publike “Pastrimi”, dhe rrezikon vendet e punës të 900 punëtorëve dhe mirëqënies familjare të tyre

Reagim Publik
Kundërshtojmë fuqishëm veprimet e Komunës së Prishtinës që minojnë të ardhmen e KRM “Pastrimi”

Me publikimin për kontraktimin e kompanive private për mbledhjen e mbeturinave në 6 llote për vlerën 16.5 milionë euro Komuna e Prishtinës po bën një hap të qartë drejt margjinalizimit të Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi,” duke rrezikuar drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e saj. Kjo ndërmarrje, me 900 punëtorë në nivel rajonal, prej të cilëve 300 në Prishtinë, është një shtyllë e rëndësishme e shërbimeve publike për qytetarët. Me këtë veprim po tentohet të shpenzohen 16.5 milionë euro vetëm në shërbim me 0 investime kapitale, çka nënkuptohet që Kryeqyteti pas skadimit të kontratës do të kthehej në pikën zero sa i përket trajtimit të mbeturinave.

Vendimet e Komunës duket se synojnë falimentimin e KRM Pastrimi dhe privatizimin e shërbimeve thelbësore për qytetarët, duke minuar parimet e menaxhimit transparent dhe efektiv të mbeturinave.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës Përparim Rama, që të ndalojë këto veprime të papërgjegjshme që rrezikojnë qindra vende pune dhe të rikthejë fokusin te mbrojtja e interesit publik. Gjithashtu, kërkojmë një qasje të drejtë për mbështetjen e KRM “Pastrimi”, si një ndërmarrje publike rajonale me më shumë se 67 vite ekzistencë dhe e cila ka shërbyer me përkushtim për vite me radhë.

Shpërndaje në: