Krizë momentale apo diçka serioze: Shenjat se duhet të largoheni nga lidhja

Krizë momentale apo diçka serioze: Shenjat se duhet të largoheni nga lidhja

Çdo lidhje ka uljet dhe ngritjet e veta, por janë disa shenja që tregojnë se ajo nuk po funksionon aspak.

Eksperti i lidhjeve dhe psikoterapeuti Gad Krebs, thotë se shumë lidhje kalojnë periudha të turbullta.

Rreziku sipas tij është rrëshqitja nga një mosfunksionim i përkohshëm në të përhershëm.

“Ky rrezik përkeqësohet kur komunikimi në çift është i vakët, janë të paqarta objektivat dhe keqkuptohen rolet përkatëse”, vijon ai.

Më poshtë gjeni të renditura 5 shenjat që tregojnë se është koha të heqësh dorë nga ajo lidhje.

1. Mbani shënim “çdo gjë që keni bërë”, e më pas këtë listë e paraqisni si argument në debatin e ardhshëm. Kalon në një formë gare se kush “ka bërë më shumë”.

2. E konsideroni veten një martir/e. Çdo gjë që bëni ju duket si një sakrificë e drejtë për lidhjen. Thoni gjëra të tipit “Unë mendoj se duhet ta bëj”.

3. Ju prisni që partneri ta dijë atë që keni bërë, pa qenë nevoja ta shpjegoni.

4. Prisni që partneri të dijë çfarë ndjeni pa ia shpjeguar. Mosfunksionimi ndodh kur të dyja palët e humbasin vëmendjen në partneritet, dhe nisin të shohin dëshirat dhe nevojat e tyre personale.

5. Keni një optimizëm jorealist që ndoshta sot partneri juaj do të jetë ndryshe në mënyrë spontane.

Shpërndaje në: