Kriza me varësinë ndaj ilaçeve (opioid) kundër dhimbjeve (VIDEO)
Kriza e varësisë nga ilaçet kundër dhimbjeve në Amerikë, tashmë është gjendje emergjente kombëtare.
Presidenti Donald Trump ka thënë që është emergjencë kombëtare dhe se do të shpenzojnë shumë mund dhe kohë për të zgjidhur këtë çështje.
Numri i vdekjeve nga ilaçet opioid, të cilat përshkruhen nga mjeku për një të tretën e amerikanëve, është katërfishuar për dy dekada.
Ilaçet opioid, sipas Institutit Kombëtar për Abuzim me Droga, përfshijnë drogën ilegale heroinë, medikamentet e sintetizuara siç është fentanyl, apo edhe ilaçet kundër dhimbjeve si oxycodone, morphine, codeine, e disa të tjera.
Shumica e viktimave të varësisë nga droga, fillimisht kishin filluar përdorimin e këtyre ilaçeve të përshkruara nga mjeku për të luftuar dhimbjet, e që më vonë kanë krijuar varësi dhe kanë kaluar në përdorimin e drogave ilegale.
Pacientët që ndërpresin përdorimin e ilaçeve opiod, zakonisht fillojnë përdorimin e heroinës, që në shumicën e qyteteve është më e lirë se një shishe birre, transmeton Klan Kosova.
Huntington është qyteti amerikan që ka shënuar dhjetë herë më shumë vdekje se sa mesatarja kombëtare.
Tani qyteti në West Virginia është duke e luftuar këtë dukuri, dhe është duke sulmuar kompanitë që po i sjellin këto ilaçe në këtë komunitet.
Më poshtë përmes një dokumentari të shkurtër të realizuar nga BBC, mund të shihni situatën e tmerrshme në këtë vend, transmeton Klan Kosova.
Kujdes disa nga pamjet janë të rënda!