Kritikoi Boletinin, “arsyetoi” lajmin skandaloz të RTK-së: Albulena Mehmeti bëhet kryetare e Bordit të RTK-së
Albulena Mehmeti, anëtare e Bordit të RTK-së, është zgjedhur sot kryetare e re e Bordit të RTK-së, pasi nga kjo pozitë dha dorëheqje muajin e kaluar Besnik Boletini.
Ndërsa Dardan Beqiri është zgjedhur nënkryetar.
“Kryesia e re falënderoi anëtarët e bordit për besimin, si dhe shprehu përkushtimin për avancimin e zhvillimit të RTK-së. Ata gjithashtu theksuan angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira të mediave publike ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të institucionit”, shkruhet në kumtesë.
Përdallim nga Boletini dhe Arta Berisha, të dy të dorëhequr nga Bordi i RTK-së si shenjë revolte për lajmin skandaloz të RTK-së kundër Periskopit dhe Nacionales, Mehmeti kishte shkruar një shkrim të gjatë, në të cilin kishte kritikuar të dorëhequrit.