Kritikohet kampioni Haxhi Krasniqi për mënyrën se si nderoi Adem Jasharin në Prekaz
Kampioni i ri i botës për kategorinë super të rëndë, Haxhi (Robin) Krasniqi ka vizituar sot edhe kompleksin memorial në Prekaz në nderim të veprës së familjes Jashari. Por, një gjest i tij ka lënë paksa shije të keqe.
Krasniqi ka pozuar para varrit të komandandit Adem Jashari me dy rripat e fituar para disa netësh dhe me… grushtin e mbledhur.
Kjo ka irrituar disa qytetarë të vendit që këtë nderim e kanë parë si shenjë të komunizmit.
Një përshëndetje të tillë e kishte bërë edhe diktatori famëkeq shqiptar, Enver Hoxha, ndër të tjerë.
Nuk dihet nëse bindjet e z.Krasniqi i takojnë kësaj ideologjie keqbërëse apo thjesht është bërë pa kurrfarë qëllimi.
Adem Jashari ndërkohë kishte luftuar dhe humbur jetën pikërisht kundër Jugosllavisë komuniste./Periskopi