Kritikët botërorë në Tiranë: Ismail Kadare e meriton Nobelin
Botuesit dhe studiuesit e veprës së Kadaresë nga e gjithë bota janë mbledhur këtë enjte në Tiranë në një aktivitet të organizuar si dëshmi nderimi për veprën e Kadaresë. “In Honorem” Kadare titullohet aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Letërsisë së Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës.
Botuesi francez i Kadaresë, u shpreh gjatë konferencës se vepra e Kadaresë ka qenë një mesazh i vazhdueshëm që u jepej shqiptarëve për demokracinë, ndërsa diktatura e kuptoi dhe e dënoi për nëpunësin e “Pallatit të ëndrrave”.
Erik Faye u shpreh më tej për Report TV se Kadare e meriton Cmimin Nobel.
“Kadare nuk është shkrimtar i një vendi të vogël, por është një shkrimtar i madh nga një vend i vogël. Për këtë arsye të shkruarit e veprës së tij përbën një rekord shumë të madh për letërsinë. Ai ka shkruar në një nga diktaturat më të egra, ku ishte e pamundur të shkruaje dhe ai për këtë arsye ka arritur të bëjë një vepër shumë të magjishme dhe interesante. Tek vepra e tij përmblidhet e gjithë historia njerëzore, jo vetëm e vendit të tij. Gjejmë tiparin universal luftën e njeriut kundër pushtetit e me radhë. Kadare është një shkrimtar që e meriton Nobelin, dhe shkruan një gjuhë ballkanike.
Do të ishte mirë që Nobeli që prej kohësh ka munguar në Ballkan të jepej për një shkrimtar ballkanas”, shprehet Faye.
Ndërsa i pyetur nëse ishte e drejtë që Bob Dilanit iu dha Nobeli i këtij viti Faye përgjigjet: “Duhet krijuar një Nobel për muzikantët sepse nuk duhet të përfshihen muzikantët tek Nobeli i Letërsisë.”
Në aktivitetin e mbajtur në Tirana Hotel ishin të pranishëm përvecc studiuesve shqiptarë Shaban Sinani, Dhurata Shehri, Floresha Dado, e më gjerë dhjetëra kriktikë Botëror si Eric Faye nga Franca, John Hodgson nga Anglia, David Bellos nga Anglia, Peter Morgan nga Austria, Matteo Mandala nga Italia, Johachim Rohm nga Gjermania. Marius Dobresku nga Rumania e më gjerë.