Kristjan Asllani pritet që të huazohet te skuadra e njohur angleze

Kristjan Asllani pritet që të huazohet te skuadra e njohur angleze

Kristjan Asllani raportohet se do të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Megjithatë, mesfushori shqiptar do të largohet vetëm në formë huazimi pasi po kërkon të ketë më shumë minuta në fushën e lojës.

“Tuttomercato” ka raportuar se Premierliga do të jetë destinacioni i ardhshëm për Asllanin.

Sipas mediumit italian, 20-vjeçari pritet që të huazohet te Newcastle United në janar.

Reprezentuesi shqiptar është paraqitur në tetë ndeshje deri më tani për “Nerazzurrët” – në pesë prej tyre në Serie A, kurse tri të tjera në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, vetëm në dy ndeshje prej kampionatit italian ka qenë titullar.

Kristjan Asllani në total ka zhvilluar 180 minuta.

 

Shpërndaje në: