Kristalet: Një guidë e thjeshtë për fillestarët
Në kohëra pasigurie, shumë prej nesh kërkojnë mënyra për të qenë më të ndërgjegjshëm, për të qetësuar stresin e ankthin, kështu që terapitë alternative si kristalet shëruese po përmenden gjithnjë e më tepër. Në rrjete sociale ka pafund video të njerëzve që besojnë te energjia e mirë e kristaleve.
Koncepti i përdorimit të kristaleve shëruese ka ekzistuar për shekuj me radhë, por, të famshëm që flasin hapur për besimin e tyre në këtë praktikë kanë ringjallur interesin viteve të fundit. Disa prej tyre janë: Victoria Beckham, Adele, Miranda Kerr, Jenna Dewan, Naomi Campbell etj.
Përfitimet e pretenduara shëruese të kristaleve lidhen me mirëqenien mendore; duke përfshirë pozitivitetin dhe përqendrimin, lehtësimin e dhimbjeve. Përpos këtyre, kristalet përdoren edhe për fusha të ndryshme.
Nëse jeni fillestarë në këtë praktikë, njihuni me 6 kristalet më popullore:
1. Jade: jetëgjatësia, pastërtia, pjelloria, mençuria, paqja.
2. Citrine: prosperiteti, kreativiteti, besimi.
3. Rose Quartz: dashuri, marrëdhënie, miqësi, pjellori, shërim.
4. Turquoise: mbrojtja, miqësia, dashuria, ekuilibri, mençuria, pastrimi.
5. Clear Quartz: aftësitë psikike, shërim, energji.
6. Amethyst: shërimi i mendjes, trupit dhe shpirtit.