Krishtlindjet po afrojnë, ja disa ide dhuratash për njerëzit e dashur

Krishtlindjet po afrojnë, ja disa ide dhuratash për njerëzit e dashur

Sapo nëntori kalon, festat ndihen shumë më pranë. Atmosfera kudo është ndryshe sepse duket se të gjithë mezi i presin muajt e fundit të vitit. Ndërkohë një tjetër ide që na vrapon në kokë janë dhuratat e festave. Çfarë dhuratash mund t’i bëjmë njerëzve tanë të dashur në këto Krishtlindje?

Zgjedhja ndonjëherë bëhet e vështirë por më poshtë ju sjellim një listë të dhuratave që mund të bëni këtë fundvit:

1-  Disa filxhanë të mëdhenj çaji me nënshkrime uruese mbi to, për vitin e ri që po vjen.

2- Një komplet pjatash për një familje tuajën të afërt.

3- Kremra, locione për duart dhe trupin. Duket se në këtë periudhë bën shumë ftohtë, e kujt s’do i pëlqenin disa kremra për t’u kujdesur për veten.

4- Çorape me motive të festave, me bredha dhe përgjithësisht në ngjyrë të kuqe.

5- Çantë të vogël në ngjyrë jeshile, të kuqe apo të bardhë, që këtë sezon duket se janë shumë në modë.

6- Shall, kapuç ose një kombinimi i të dyjave janë një dhuratë perfekte për krishtlindje.

7- Dorashka ngjyrë të kuqe, tipike për këtë sezon.

Shpërndaje në: