Kripa vret njerëzit
Një studim i botuar në revistën shkencore The Lancet sugjeron se dieta me cilësi të dobët është përgjegjëse për 11 milionë vdekje të parakohshme në mbarë botën çdo vit.
Kjo është rreth një e pesta e të gjitha vdekjeve në botë dhe 10 nga 11 milionë vdekje të shoqëruara me dietë me cilësi të dobët janë rezultat i sëmundjes kardiovaskulare.
Sipas shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Uashingtonit, dieta me cilësi të dobët shqetëson më shumë se pirja e duhanit. Një problem i veçantë është marrja e ushqimeve me kripë të lartë, e cila është përgjegjëse për rreth 3 milionë vdekje të parakohshme në vit.
Përveç kësaj, ekspertët theksojnë kontributin e pamjaftueshëm të konsumit të drithërave, perimeve dhe pemëve.