Kripa e Himalajeve ka veti kuruese
Edhe pse kripa e detit preferohet më tepër se sa kripa e zakonshme e bardhë, e rafinuar, ekspertët thonë se kripa më e mirë është ajo e Himalajeve, për shkak të ndotjes në det.
Ata si argument përmendin faktin se ajo është e pastër dhe e shëndetshme për shkak se ajo është nxjerrë nga zonat pa ndotura të Himalajeve. Kjo kripë ka ngjyrë rozë për shkak të hekurit dhe përmban 84 elemente që janë të pranishme në trupin tonë, që do të thotë se trupi është i furnizuar me të gjitha mineralet e nevojshme.
Kripa e Himalajeve tretet më mirë dhe nuk ngrit tensionin e gjakut, ndërsa përdoret në sasi të vogla në krahasim me kripën e zakonshme, pasi ka një shije të fortë.
Përveç kësaj, ajo parandalon dehidratimin, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, metabolizmin, qetëson ngërçet në muskujt, përmirëson qarkullimin, ndihmon te sëmundjet vaskulare. Ajo është e mirë për relaksim, pastron trupin nga toksinat dhe heq stresin kur hidhet në banjë me ujë të nxehtë. Në të njëjtën mënyrë zbut ftohjen dhe zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti./IndeksOnline/