Krimi në Cetinje, raportohet se i dyshuari Aco Martinoviq ka vrarë së paku 10 persona
Një krim makabër ka ndodhur në Mal të Zi, të mërkurën, ku tashmë numri i të vrarëve raportohet të ketë shkuar së paku në 10 persona.
I dyshuari është Aco Martinoviq, kanë raportuar mediat në Malin e Zi.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për shkak të tragjedisë në Cetinje, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. Ditët e zisë janë shpallur më 2, 3 dhe 4 janar.
Policia atje është vënë në kërkim të të dyshuarit.
Është raportuar se i dyshuari për vrasje të shumëfishta në Cetinje, Aco Martinović, është lokalizuar në Kompleksin Gornji Obod i mbyllur në një nga sallat. Kjo sipas informacioneve jozyrtare që ka siguruar gazeta Pobjeda. Por, ky informacion që është dhënë edhe në mediat tjera malazeze është korigjuar.
Përsëri njoftohet se Martinoviq është në arrati. Martinoviq kishte nisur krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.