Krimet e luftës në Kosovë në tre libra të rinj
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë ka promovuar tri monografi që kanë të bëjnë me luftën e fundit në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Botimet e promovuara sot në Bibiliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” janë “Trashëgimia e shkatërruar në Kosovë 1998/99” e autorit Fejaz Drançolli, “KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, nga autorja Fetnete Ramosaj si dhe “Plaçkitja dhe Shkatërrimi i Fondit Arkivor të Kosovës nga Serbia, para dhe gjatë luftës 1998-1999”, me autor Baki Svircën.
Autorja e librit “KUNDËR HARRESËS – Gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999, Fetnete Ramosaj e cila foli në emër edhe të dy autorëve të jerë që promovuan librat tha se institucionet e Kosovës po bëjnë shumë pak për të zbardhur krimet dhe gjenocidinqë u bë në luftën e fundit në Kosovë.
Ajo i bëri apel Qeverisë së Kosovës që ta ketë në konsideratë kohën më të vështirë për shumë familje kosovare që humbën më të dashurit e tyre në luftë, njofton Klan Kosova.