Krimea merr vendmin drastik për boksierin Oleksandr Usyk, kjo vetëm se është ukrainas

Krimea merr vendmin drastik për boksierin Oleksandr Usyk, kjo vetëm se është ukrainas

Këshilli shtetëror i Krimesë ka marr një vendim drastik në lidhje me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.

Boksieri ishte bashkur me ushtrinë ukrainase për t’i dal në ndihmë vendit të tij nga pushtimi rus, por më pas ai u largua për t’u stërvitur për ndeshjen e kthimit me Anthony Joshuan, shkruan Periskopi.

Për këtë kryetari i paralamentit të Krimesë, Valdimir Konstatinov ka marr vendim që Usyk t;i hiqen titujt zyrtar të nderit, pasi ai cilësohet si “rusianofob”.

“Këta janë njerëz që vënë në dyshim drejtësinë dhe legjitimitetin e kthimit tonë në Rusi dhe janë të ngjyrosur me rusofobinë,” tha kryetari i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov .

Njerëz të tillë nuk janë të denjë për kujtesën tonë”, përfunoi ai.

Shpërndaje në: