Krijuesi i ‘MoneySavingExpert’ kërkon dëmshpërblim nga Facebook-u

Krijuesi i ‘MoneySavingExpert’ kërkon dëmshpërblim nga Facebook-u

Facebook ka qenë preh e shumë sulmeve përgjatë kohëve të fundit për arsye të mos sigurisë së mjaftueshme për përdoruesit.

Themeluesi i ‘MoneySaving Expert’ , Martin Lewis, thotë se të paktën 50 reklama të rreme që mbajnë emrin e tij janë shfaqur në platformën e rrjetit sociale, duke shkaktuar dëme në reputacionin e tij.

Sipas tij shumë prej reklamave tregojnë fytyrën et ij së bashku me miratimet që ai nuk i ka bërë dhe shpesh lidhen me artikuj që bartin informacione të rreme.

Facebook thotë se reklamat mashtruese nuk lejohen dhe që raportimi i bën që të hiqen.

Këtë të hënë, Lewis do të paraqes dokumente gjyqësore në Gjykatën e Lartë për një rast shpifjeje në Facebook.

Ai po kërkon dëmshpërblim por ka premtuar se çdo para që do të marra do të shkojë për bamirësi.

Disa prej reklamave thuhet të kenë qenë me tituj të tillë si ‘Kodi Bitcoin dhe Cloud Trader’ që sipas tij janë fronte për firmat tregtare binare jashtë BE-së.  Lewis është i njohur edhe nga shfaqja e tij në ITV, lidhur me kryeministrin, bankat dhe kompanitë e shërbimeve.

Veprimi i tij ligjor është i rëndësishëm jo vetëm për shkak të shkallës s ëlartë të vëmendjes së publikut që ka gjasë të fitojë, por për shkak se ai e tregon atë duke shndërruar pamjet e tij në drejtim të firmave të mëdha të teknologjisë.

Leëis ka thënë se ky fenomen është përhapur në Facebook, ku mbështetjet e të famshmëve janë parë në reklama të ndryshme edhe nëse ata nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre.

Facebook ndërkohë ka mohuar këtë duke thënë se nuk lejojnë reklama të cilat janë mashtruese ose të rremë në Facebook duke i shpjeguar Leëis-it se ai duhet të raportojë çdo reklamë që shkel të drejtat et ij.

Kompania shton: “Ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me ekipin e tij, duke ofruar për të ndihmuar dhe hetuar menjëherë kërkesat e tyre, dhe vetëm javën e kaluar konfirmuan se disa reklama dhe raporte që shkelin politikat tona reklamuese të cilët edhe ishin hequr”.

Shpërndaje në: