Krijuesi i hitit “Albanian”, Genc Prelvukaj shkruan në mbrojtje të UÇK-së

Krijuesi i hitit “Albanian”, Genc Prelvukaj shkruan në mbrojtje të UÇK-së

Reperi i njohur i grupit “Etnon”, Genc Prelvukaj, ka bërë një status në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka thënë se për më shumë se 10 vite, UÇK është goditur pareshtur dhe është vënë në shënjestër dinjiteti i ushtarëve, të rënë e të gjallë, shkruan Reporteri.net.

Prelvukaj thotë se UÇK është dëmtuar shumë nga disa individë që kanë degjeneruar në rrugën e tyre të pasluftës.

Por sipas tij, kjo shtresë duan të trajtohen si kozmopolitë e në fakt janë disa rrugaçë antikombëtarë e padinjitet.

Krijuesi i megahitit “ALBANIAN”, ka thënë tutje se sa më shumë të sulmohet UÇK, aq më i madh do të jetë kapitulli i lavdisë së saj nder faqet e historisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndoshta, ne me shume se dhjete vite, Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte goditur parreshtur. Eshte vene ne shenjester dinjiteti i ushtareve, te rene e te gjalle. Ne menyre jo te rastesishme jane shperndare teori e ngritur hipoteza dyshuese mbi ashpersine e betejave, heroizmin dhe sakrificen njerezore te secilit antar te saj gjate kohes se luftes. Aq shume ishte neperkembur roli i saj saqe do te duheshin disa dokumentare serbe qe shume njerez nder ne ta kuptonim heroizmin e
ushtrise tone gjate luftes.

Pastaj erdhi nje shtrese e re politike. Njerez qe nga tutoret e huaj u edukuan ne frymen e mosbesimit per cdo veper te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Disa prej tyre eskaluan edhe ne akuza per krime ndaj popullates civile. Te tjeret me cdo kusht provuan ta minimizojne e perjashtojne nga roli i saj ne clirimin e Kosoves, ndersa ka edhe te tille qe kaluan ne fyerje direkte.

Ushtria Clirimtare e Kosoves eshte demtuar shume edhe nga disa individe qe kane degjeneruar ne rrugen e tyre te pasluftes. Kane vjedhur, jane korruptuar dhe kane ushtruar veprimtari te paligjshme ne emer te saj. Megjithate vepra e tyre duhet te kuptohet si turp individual dhe jo te ndotet e gjithe e kaluara e ushtrise dhe te bemat e saj. Sidoqofte kjo u ka sherbyer individeve dhe shume organizatave nga shoqeria civile qe ne kerkim te donacioneve nga te huajt, te marrin shkas nga disa maskarenje dhe te ashpersojne sulmet ndaj teresise se Uçk-se.

Paralelisht me Ushtrine Clirimtare te Kosoves, nga femije qe derivojne nga familje me kulture antikombetare, nga femije te familjeve te peraferta me sistemin e dikurshem nen okupim, eshte sulmuar edhe bashkimi kombetar duke provuar ta trajtojne si ide te devalvuar, si ide te parealizueshme dhe te padobishme. Gazetave ,portaleve dhe organizatave qe u vune ne mbrojtje te idese se bashkimit dhe Uçk-se kurre nuk iu dha asnje donacion. U mbyllen. U ngriten dhe u stimuluan ekonomikisht ata, jo qe nuk kishin perfaqesuar kurre ndonje vlere kombetare por i kishin luftuar ato.

Tani serish vazhdon perndjekja dhe gozhdimi i emrit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Ngritja e aktakuzave eshte serish ne horizont. Shume njerez i gezohen nje zhvillimi te tille dhe kjo shperfaq edukimin e mbrapshte te tyre. Ne mund te mos pajtohemi kurre me te bemat ne qeverisje te H.Thacit, K.Veselit, F.Limajt ose R.Haradinajt por kur ata nxiren para drejtesise per te kaluaren dhe karakterin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ne te gjithe duhet te jemi perkrah tyre. Sepse ne banken e akuzuarve ata jane me uniforme te UÇK-se dhe jo me shenja tjera.

Nje gje eshte e sigurte : kjo shtrese qe duan te trajtohen si kozmopolite e ne fakt jane disa rrugaçe antikombetare e te padinjitet, pavaresisht kampanjes se tyre per fabrikimin e shume deshmive te rreme, nuk do te arrijne kurre ndotjen e vlerave kombetare e aq me pak Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Sa me shume te sulmohet ajo aq me i madh do te jete kapitulli i lavdise se saj nder faqet e historise.

Shpërndaje në: