‘Krijova viagrën për femra dhe ja çfarë kam mësuar’

Periskopi.com Shëndeti

Gruaja prapa “viagrës për femra”, Cindy Eckert, përsëri menaxhon Sprout Pharmaceuticals, e cila gjithashtu ka prodhuar një ilaç për përmirësimin e epshit të femrave, Addyi.

Kjo është hera e dytë që ajo ndodhet në krye të kompanisë përgjegjëse për zhvillimin e një bari që synon të trajtojë një çrregullim hipoaktiv të dëshirës seksuale te gratë në paramenopauzë.

Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave, në fund të vitit të kaluar, pas dy dështimeve të mëparshme, e ka miratuar këtë medikament, transmeton KosovaPress.

Eckert shiti kompaninë Sprouet për një miliard dollarë kompanie Valeant në gusht 2015. Dhe pastaj gjërat ranë në greminë. Kompania për shitje të shkurtra Citron Research, krahasoi Valeant me Enron, një kompani që është bërë e njohur për falimentimin e saj për shkak të një sërë mashtrimesh financiare dhe korrupsionit.

Pas rënies së Valeant, shitja e barit nuk ishte aq e suksesshme. Shumë shtëpi sigurimi refuzuan të mbulojnë shpenzimet e barit dhe Addyi mori shumë kritika për shkak të çmimit të lartë dhe shkallës së ulët të ndikimit.

Në muajin mars të këtij viti, Eckert dhe grupi i aksionarëve të Sprout ngritën padi kundër Valeant duke thënë se çmimi i barit është i lartë dhe se ka dështuar komercializimin e tij.

“Nuk është e vërtetë se shitja ka nisur. Bari teorik ishte në zinxhirin e furnizimit, por mundësia për gratë për të marrë atë ishte e drejtpërdrejtë”, tha Eckert.

Në nëntor, Valeant hoqi dorë dhe ia dorëzoi Sprout ish-pronarëve të tij pa pagesë. U arrit një marrëveshje që aksionarët të heqin dorë nga padia, dhe Valeant do t’u japë atyre gjashtë për qind të shitjeve globale të Addyi për kompensim. Valeant pranoi t’i japë 25 milionë dollarë kompanisë për të “financuar kostot e fillimit të biznesit”.

Kështu Eckert përsëri u ul në karrigen e drejtorit dhe filloi të kryejë disa ndryshime rrënjësore në mënyrë që të rriste shitjet. Ajo liroi çmimin e barit nga 800 në 400 dollarë për dozën mujore. Gratë do të paguajnë mesatarisht 25 dollarë nëse sigurimi i tyre mbulon shpenzimet dhe ata që nuk mbulojnë koston e sigurimit nuk do të paguajnë më shumë se 99 dollarë.

“Unë kam nevojë për të rregulluar qasjen në bari për të siguruar që gratë të marrin informacion të saktë. Çmimet e mia do të jenë të ngjashme me ato të barnave PDE5 për burrat, të cilat përfshijnë Viagra dhe Cialis, ku çmimi prej 80 për qind mbulohet nga sigurimi”, tha ajo.

Eckert ka në plan të lansojë një uebsajt të ri dhe të zgjerojë tregun. Addyi tashmë ka marrë miratimin për shitje në Kanada, ku pritet që zyrtarisht të fillojë shitjen në fund të këtij viti.

Për dy vitet e fundit, kjo sipërmarrëse është bërë investuese falë sipërmarrjes së saj të re Pink Ceiling, e cila është diçka në mes të inkubatorit dhe firmës konsulente. Ajo investon në kompanitë e drejtuara nga gratë dhe fokusohet në zgjidhjen e problemeve shëndetësore. Motoja e saj është shumë e thjeshtë.

“Unë dua që gratë e tjera të jenë të pasura. Besoj fuqimisht se kur gratë kanë para, ato kanë lirinë për të marrë vendime dhe për të investuar në gjërat që kanë rëndësi për to”, tha ajo.

Ajo ka investuar rreth 15 milionë dollarë në 10 startupe të ndryshme shëndetësore deri më tani.

“Libri im do të quhet 0101. Kam marrë Sprout për asgjë, e kam shitur atë një miliard, e kam kthyer për asgjë, dhe nga kjo, shpresoj se do të krijoj një miliard dollarë vlerë pasuri për gratë e tjera”, tha ajo.

Shpërndaje në: