Krijohet virusi që lufton kancerin

Krijohet virusi që lufton kancerin

Një ushtar mikroskopik do të luftojë kancerin me ndihmën e gjenetikës. Studiuesit e Universitetit të Gjenevës dhe Bazelit kanë arritur që të krijojnë një virus për të luftuar kancerin, duke sulmuar qelizat kancerogjene.

“Testet e para janë realizuar tek minjtë dhe kanë dhënë rezultate pozitive. Sistemi imunitar i njeriut  nuk reagon përballë shumicës së qelizave kancerogjene. Rasti ndryshon kur ai përballet me një virus “, shpjegojnë studiuesit e dy universiteteve në një deklaratë të përbashkët.

Bazuar në këtë aksiomë, shkencëtarët kanë izoluar virusin  lymphocytic- koriomeningjitit, një sëmundje virale tek brejtësit.

Pasi e bënë këtë virues të padëmshëm, kanë shtuar proteina nga qelizat e kancerit, përcjell GSh. Kërkuesit në vazhdim kanë vëzhguar se si virusi i injektuar tek minjtë, stimulon sistemin imunitar, që nga ana e tij identifikon si të rrezikshme proteinat e dëmshme e qelizave kancerogjene.

Më pas ata prodhojnë limfocitet T, cito-toksike që eliminojnë qelizat e infektuara.

Për disa tumore, rezultatet janë shumë të larta, krahasuar me ato të imunoterapisë.

Studimi është publikuar në revistën ‘Nature Communications’.

Shpërndaje në: