Krijohet pajisja e cila mund të lexojë mendjen

Krijohet pajisja e cila mund të lexojë mendjen

Kufjet e reja mund të dëgjojnë edhe vocalizimin e brendshëm dhe ju mund të flisni me to edhe derisa duket se jeni i heshtur – raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Hulumtuesit kanë krijuar një pajisje që mund të lexojë mendjet e njerëzve kur ata përdorin një zë të brendshëm, duke i lejuar që të kontrollojnë pajisjen e të kryejnë veprime me të edhe pa folur.

Pajisja, e quajtur AlterEgo, mund të kopjojë fjalët që ata të cilët i vënë kufjet i verbalizojnë përbrenda por që nuk i thonë me zë, duke përdorur elektroda ku preket lëkura.

AlterEgo-ja arriti të kishte një saktësi prej 92% në marrjen e fjalëve nga brenda, me një provë prej 10 njerëzve. Ndërkohë që pajisjet e tjera edhe me zë ia huqin deri në 5%. /Periskopi

Shpërndaje në: