Krijohet edhe ky aplikacion: Ju tregon nëse keni ndonjë borxhli afër

Krijohet edhe ky aplikacion: Ju tregon nëse keni ndonjë borxhli afër

Autoritetet kineze kanë zhvilluar një aplikacion që ju tregon njerëzve nëse janë afër dikujt që ka borxhe.

Gazeta shtetërore “China Daily” njoftoi se zyrtarët në provincën kineze Hebei krijuan aplikacionin, të quajtur “Harta e borxhlive të rraskapitur”, ku njerëzit mund të qasen përmes aplikacionit të medias sociale ËeChat.

Aplikacioni paralajmëron përdoruesit me një blic kur ata janë brenda 500 metrave të dikujt që është në borxh – deklaroi gazeta, transmeton IndeksOnline.

Aplikacioni gjithashtu tregon vendndodhjen e saktë të borxhlisë, edhe pse nuk është e qartë nëse tregon ndonjë informacion personal.

Duke synuar që qytetarët të mbajnë një sy në njerëzit me borxhe, nuk është e qartë ende nese tregon se sa borxh ka ai person.

Në kulturën kineze, kursimi tradicionalisht preferohet më shumë se shpenzimet – me borxhet që konsiderohen tabu.

Aplikacioni vjen kur Kina po refermon rrënjësisht kreditimin me reformat e sistemit të saj të kreditit.

Argumenti për një sistem kredie shoqëror është se shumë njerëz në Kinë ende nuk kanë qasje formale në bankat tradicionale.

Prandaj ata kanë nevojë për një sistem alternativ për të vlerësuar nëse ata mund të paguajnë huatë, të marrin me qira shtëpitë, ose madje t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

 

Shpërndaje në: