Krijohet ‘airbagu’ që mbron telefonin në rast të rrëzimit (Video)
Të gjithëve na ka ndodhur, që për një moment mos të jemi të pavëmendshëm dhe telefoni i 500 eurove, apo edhe më i shtrenjtë, të rrëzohet dhe të pësoi dëmtime të konsiderueshme.
Maskat dhe mbrojtëset e ndryshme, nuk bëjnë aq shumë për ta mbrojtur pajisjen, e cila në shumicën e rasteve më kurrë nuk punon si më parë, përcjell Telegrafi.
Për këtë arsye, Philip Frezel e ka krijuar këtë ‘airbag’ për mbrojtjen e telefonave, që në momentin kur fillon të bie, i hapen nga katër këmbë sikur të merimangave dhe shmangin përplasjen me sipërfaqen e fortë.
Ideja për këtë mbrojtëse, studentit gjerman i erdhi pasi i ra telefoni nga xhaketa dhe iu dëmtua rëndë.
Gjatë një aktivitete për kreacione teknologjike që është zhvilluar në Gjermani, atij i është ndarë çmimi i parë për këtë kreacion, ndërsa së shpejti pritet të nisë procedurat për ta shitur patentën. /Telegrafi/