Kreshnik Spahiu: Kurti duhet t’i tregojë popullit pse u tërhoq dhe braktisi veriun 24 orë pas përgjimeve?
Nga Kreshnik Spahiu
Ku janë fshehur ata që e mbronin Albin Kurtin me fanatizëm për luftën e tij “heroike” kundër “Europës kurvë” dhe “Amerikës pro-serbe”? Ashtu siç pritej Albin Kurti u zbyth në mënyë spektakolare:
– Albini vendosi pa kushte deskalimin e situatës në veri.
– Albini e lëshoi veriun duke pranuar tërheqjen e forcave policore.
– Albini e brakstisi veriun duke pranuar zgjedhjet e jashtzakoshme në komunat të cilat do fitohen nga serbët.
– Albini iku nga veriu duke pranuar ta nxjerrë “Oso Kukën” nga zyra e komunës.
– Albini hapi dritën jeshile për krijimin e asosacionit serb në 10 komuna.
– Albini u dorzu pa kushte duke premtuar Vetëvendosje për serbët e veriut.
Por pse krejt pa pritur Albin Kurti uli pantallonat pa fituar asgjë Kosova? Asgjë nuk kish ndryshuar nga dita e parë që kërkoi sovranitet politik dhe shtetror. Çfarë ndodhi me Albinin sepse me Kosovën nuk ndryshoi asgjë? Albini nuk u tërhoq as kur Kosova u sanksionua nga perëndimi, madje i quajti të padrejta. Çfarë ndodhi me Albinin që kur e ndëshkoi Amerika tha: Nuk më ka zgjedhur Kryeministër, ambasadori amerikan por populli Kosovës?
Pse ndryshoi mendim Albin Kurti?
– nuk toleroi Amerika
– nuk ndryshoi Europa
– nuk na ftoi Nato
– nuk na pranoi BE
– nuk na u hoqën sanksionet
Jo jo asgjë nuk ndryshoi thjesht ndodhën dy ngjarje të tjera jo rastësore:
1- Filloi publikimi i dosjes Kurti nga shërbimet partnere dhe media e lirë në Kosovë duke nxjerr fakte për lidhjet dhe pazaret e errta të Vetëvendosjes me listën e zezë serbe dhe liderët e shpallur të padëshiruar nga SHBA si Milan Radjoçiq.
2- Filloi zgjerimi i listës personave Non-Grata nga SHBA. Duke futur në listë ish-ministein serb dhe koleg të Vuçiç por duke paralajmëruar zgjerimin në Kosovë.
Kurti duhet ti tregoj popullit pse u tërohoq pa kushte dhe lëshoi veriun? Publikimi i skandalit, bëri që ai të ndjejë frikë nga informacione të tjera që priten të dalin në media dhe e kuptoi që është i pasigurt në opinion publik mund ti binte maska e patriotizmit, por mbi të gjitha, të pasigurt dhe në zyrat e SHBA dhe Evropës, ku po skedohet si shok i Milan Radojçiq. Kështjella e rërës së patriotizmit ra për 24 orë.
Mimoza, kjo Kusare e kauzës kombëtare, i uli pantallonat “Skënderbeut” që po mbronte veriun nga “pushtimi Amerikan” dhe nga “coptimi Europian.” Një përgjim i Mimozës, e bëri brenda 24 orësh Amerikën shumë miqësor në sytë Albin Kurtit dhe Europën nga kurvë në virgjëreshë.
“Mbreti” doli lakuriq nga një përgjim i Minoza Kusares, sepse provoi që sovraniteti Vetëvendosjes ishte vetëm kundër SHBA dhe jo kundër Serbisë. Le ta marr vesh bota mbarë pse Vetëvendosja nuk kordinohej me NATO, SHBA dhe BE.
Ata s’kishin arsye sepse kishin mbyll pazar me listën e zezë sebre me bë një “lojë luftash” e cila sipas tyre do nxirrte patriot në bajraqet e tyre. Albini u tërhoq, por fatmirësisht Europa e kuptoi që “tigri prej letre” ishte në Prishtinë i rrethuar nga dosa biba filo serbe që vjellin vrerë çdo ditë kundër perëndimit dhe i krehin bishtin Albinit.