Krerët e shtetit e ambasadorë bëjnë homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku
Në shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të rreshterit Bunjaku, raporton EO.
Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Më 24 shtator 2023, një grup i uniformuar i serbëve ka kryer sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në pritë ishte vrarë fillimisht polici-rreshter, Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku.