Krenar Xhaferi: Kjo frymë që po e përfshin Kosovën ka një emër – LDK
![Krenar Xhaferi: Kjo frymë që po e përfshin Kosovën ka një emër – LDK](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7857-450x300.jpeg)
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Krenar Xhaferi ka rikujtuar fjalët e ish presidentit Rugova, i cili thoshte se zgjedhjet janë festë.
“Presidenti Rugova thoshte se zgjedhjet janë festë. Sot e kam kaluar gjithë ditën me Kronin, si në ndeshjen e Prishtinës ashtu edhe në qytet. Kudo atmosferë festive! Kjo frymë që po e përfshin Kosovën ka një emër—LDK. Jemi një ditë larg festës së madhe. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.