Krenar Xhaferi këndon këngën për Prishtinën: Moment i veçantë për të nisur vitin me dashuri për qytetin tim
Drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, njëherit edhe kandidat për deputetë në listën e LDK’së, ka kënduar në një emision festiv për ndërrimin e motmoteve, shkruan Periskopi.
Xhaferi ka kënduar këngën për Prishtinën, qytetin siç tha ai më të dashur për të.
Postimi i plotë:
🥂 Në natën e ndërrimit të moteve, në Kanal 10, në programin e gazetarëve, këndova këngën e Vitit të Ri për Prishtinën. Ishte një moment i veçantë për të nisur 2025-ën me dashuri për qytetin tim! 🙌