Kremlini: Trump nuk i ka dërguar ftesë Putin për ceremoninë e inaugurimit
Moska njoftonte sot se presidenti zgjedhur i SHBA Donald Trump nuk i ka dërguar presidentit rus Vladimir Putin një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij në janar.
Duke folur me gazetarët në Kremlin, zëdhënesi qeveritar Dmitry Peskov tha se nuk është marrë ftesë nga administrata e Trump, pas pyetjes nga një gazetar amerikan.
Komentet e Peskov vijnë pas lajmit të çuditshëm të raportuar dje nga rrjeti CBS News se Trump ka ftuar në ceremoni homologun e tij kinez Xi Jinping, për inaugurimin e 20 janarit, duke cituar sipas tyre “burime të shumta.”
Raportimet thonin se Trump ka dërguar ftesën për Xi që muajin që shkoi, ndërsa nuk thuhet nëse presidenti komunist e ka pranuar apo jo.
Zëdhënesi i Kremlinit shtonte ironikisht se dje ushtria ruse kishte rrëzuar gjashtë raketa të prodhimit amerikan ATACMS të lëshuara nga Ukraina, duke thënë se “Rusia do të kundërpergjigjet”.
“Një kundërpërgjigje do të pasojë, në kohën dhe mënyrën e duhur,” tha Peskov për gazetarët, shkruan tch.
“Sulmi me armë perëndimore të rangut të largët nuk do të mbetet pa kundërpërgjigje”, shtoi ai me tej, ndërsa Ukraina nuk ka komentuar ende mbi incidentin”, shkruan rrjeti turk Andolu.